Lajme

Krasniqi: Kurti është kryemashtruesi i Kosovës, shumë shpejt i doli boja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, kryeministri Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider.

Krasniqi shtoi se Kurti do të mbetet vetëm një përçarës kronik. “Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë në facebook:
Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.
Kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!