Lajme

KQZ zëvendëson 13 deputetë, këta janë emrat e kandidatëve që do të futen në Kuvend

Arianit Bytyqi nga Këshilli për Çështje Ligjore në KQZ ka njoftuar se kanë pranuar 13 kërkesa për zëvendësimin e deputetëve. Sipas tij nëntë kërkesa kanë ardhur vetëm nga LVV-ja.

“Këshilli për çështje ligjore sot ka shikuar rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas kërkesës së ardhur dje. Në total ka shqyrtuar 14 kërkesa për zëvendësim të deputetëve e prej të cilëve 9 janë nga LVV-ja, IRDK, AAK…”, ka thënë ai.

Më tutje Bytyqi ka kërkuar që të votojmë rekomandimin për zëvendësimin e këtyre deputetëve.

“Pas shqyrtimit të këtyre kërkesave ne konsiderojmë që kanë kaluar të gjitha flitrat ligjor dhe kërkojmë edhe këtu që të kalojë ky rekomandim për zëvendësimin e deputetëve”, ka thënë ai.

Por përveç kandidatëve të VV-së, KQZ ka zëvendësuar edhe ka miratuar edhe 4 rekomandime për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e rinj:

AAK

Daut Haradinaj – Shemsedin Dreshaj

LVV

Donika Gërvalla Schëarz – Shqipe Isufi

Arben Vitija – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

KDTP

Fikrim Damka – Enis Kervan

IRDK

Elbert Krasniqi – Fridon Lala

NDS

Emilija Redžepi – Samra Ilijaz


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?