Lajme

Kosovës 17.6 milionë euro për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore

Ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.6 milionë euro, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, Hamza bëri të ditur se financimi i ndërtimit të linjës kryesore hekurudhore, e cila na lidh në të dy drejtimet me Bashkimin Evropian, do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, BERZH-it dhe Bankës Investive Evropiane. Studimi i bërë me mbështetje të Kornizës Investive të Ballkanit Perëndimor ka përcaktuar koston e financimit të tërë linjës në vlerë prej 195. 5 milionë euro i cili do të realizohet në tri faza.

Shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, bëri të ditur se BE-ja do të vazhdoj të ndihmojë Kosovën në financimin e projekteve të ndryshme që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

Ndërsa, drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett, theksoi se nënshkrimi i kësaj Marrëveshje Granti mbështet modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19