Lajme

Kosovari i jep 1200 euro për të vizë gjermane por mashtrohet keq

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që ka mashtruar një person tjetër duke i premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane.

Ai këtë ka premtuar se do ta bëjë për 1200 euro, shkruan Reporteri.net Me këtë rast, ankuesi i ka dhënë 1200 euro për të marrë vizën, por në fund nuk i është përgjigjur personi në fjalë.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është në mbajtje.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.06.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovari cili i ka premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane dhe i ka marrë shumën prej 1200 euro dhe më nuk i është përgjigjur. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?