Lajme

Kosovarëve pritet t’u kërkohet testi për koronavirusin për të hyrë në këtë vend

Edhe shtetasve të Kosovës pritet t’u kërkohet testi për Coronavirusin për të hyrë në Maqedoni të Veriut.

Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoni të Veriut ka vendosur t’i propozojë Qeverisë, që nga dita e nesërme shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, të obligohen të kenë një test negativ për COVIDIN-19, jo më të vjetër se 72 orë, për të hyrë në Maq. të Veriut.

Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot, ku pritet edhe të merret vendimi përfundimtar. Komisioni ka propozuar këtë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në katër vendet fqinje.