Lajme

Kosova reagon ashpër ndaj terrorizimit të furrëtarëve shqiptarë në Beograd

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj pengimit të punës së një furre, pronë e një shqiptari në Beograd.

Siç ka thënë Pacolli, në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara, dhe regjimeve totalitare.

“Mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë. Demokracia nuk vlen për jo serbët në këtë vend, dhe nuk e kuptoj pse synojnë t’i bashkohen BE-së!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Një grumbull serbësh, pasditen e së shtunës kanë bllokuar një furrë, pronë e shqiptarëve në Borçë të Beogradit.

Me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb është mbushur vitrina e këtij lokale, në pjesën e saj të jashtme.

LEXO EDHE:  Dështojnë negociatat, Policia e Kosovës nuk tërhiqen nga objektet e komunave në veri

Aty po bëhet thirrje se “harmonia është disfatë e djallit”.

“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekst.

Në rrjetet sociale kanë dalë edhe fotot dhe video nga kjo protestë, ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri si nënçmim ndaj shqiptarëve myslimanë, transmeton Ballkani.info.

Sipas protestuesve, arsye e protestës është se njëri nga pronarët e furrës e ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, që sipas tyre është simbol i “Shqipërisë së Madhe”.

Në anën tjetër ka pasur edhe serbë që kanë dalë në mbrojtje të furrës shqiptare.

LEXO EDHE:  Mjekë ushtarakë nga Hungaria në Kosovë, për kujdes mjekësor të ushtarëve të tyre

Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë. /Ballkani.info/