Lajme

Kosova e shpall ditë zie të premtën në nderim të Madeleine Albright

Kosova e ka shpallur ditë zie të premten, në nderim të jetës dhe veprës së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën.

Presidentja Vjosa Osmani e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zisë shtetërore në tërë territorin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Vendimi është marrë sot dhe Protokolli i Shtetit është ngarkuar të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e këtij vendimi.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje