Lajme

Koronavirusi s’ka ardhur nga Wuhani, por nga një ‘laborator ushtarak’

Disa orë para se të nisej në fluturimin e saj të 28 prillit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktoresha e respektuar e cila është specialiste e virologjisë dhe imunologjisë në Shkollën Publike të Shëndetit në Hong Kong, e kishte planifikuar arratisjen e saj, duke paketuar çantën dhe duke u fshehur nga kamerat dhe sensorët e kampusit.

Ajo kishte marrë pasaportën dhe kuletën e saj, por i duhej t’i linte mbrapa më të dashurit që kishte. Po të kapej, e dinte që do të shkonte në burg – ose edhe më keq se kaq, të “zhdukej.”

Në një intervistë ekskluzive, Yan i kishte thënë Fox News që beson se qeveria kineze ka pasur njohuri për novelën koronavirus shumë më herët sesa që e ka proklamuar. Ajo ka thënë se mbikëqyrësit e saj, të njohur si ekspertët më të mirë të kësaj fushe, kishin injoruar kërkimet që po i bënte në fillimin e pandemisë e që beson se po të merrej parasyshë do të shpëtoheshin jetët e shumë njerëzve.

Ajo shtoi se e kishin për detyrë t’i tregonin botës, duke marrë parasyshë statusin e tyre si një laborator i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të specializuar për viruset dhe pandemitë, në veçanti në ditët e para të vitit 2020, kur virusi nisi të përhapej.

Yan, e cila tashmë është në arrati, po pretendon se qeveria në shtetin ku ajo ka lindur, po përpiqet ta prish reputacionin e saj dhe akuzon ndërmjetësit e qeverisë për montimin e një sulmi kibernetik ndaj saj me shpresën se ajo nuk do të flas.

Yan beson se jeta e saj është në rrezik. Ajo ka frikë se nuk do të mund të kthehet më kurrë në shtëpinë e saj dhe se do të jetojë me të vërtetën e hidhur që nuk do t’i shoh më kurrë shokët dhe familjen.

Por ajo prap thotë se ky rrezikim që ka bërë, ia ka vlejtur.

“Arsyeja përse kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nxjerrja e së vërtetës për COVID,” i ka thënë ajo Fox News-it nga një lokacion i panjohur.

Ajo shtoi se po të përpiqej ta tregonte storjen e saj në Kinë, do ta “zhduknin ose do ta vrisnin.”

Foto e Dr. Li-Meng Yan në ditën e martesës së saj. (Yan)

Tregimi i Yan gërsheton pretendimet e kahmotshme për mbulimin e së vërtetës nga nivelet më të larta të qeverisë dhe vë në pah detyrimet me zor të presidentit Xi Jinping dhe të Partisë Komuniste të tij për ta pasur nën kontroll narrativën për koronavirusin se: çfarë ka ditur Kina, kur e ka ditur dhe çfarë informata të pjesshme i shpalosi para pjesës tjetër të botës.

Yan e cila thotë se ka qenë një nga shkencëtaret e para që e ka studiuar novelën koronavirus, ishte pyetur gjoja nga mbikëqyrësi i saj, Dr. Leo Poon, në vitin 2019-të për të shikuar grupin e rasteve të çuditshme, të ngjashme me virusin SARS që po dilnin nga territori i Kinës, në fund të dhjetorit të vitit 2019-të.

“Qeveria e Kinës nuk pranoi t’i lejonte ekspertët që nuk ishin vendas, përfshirë edhe ata të Hong Kong-ut, që të bënin hulumtime në Kinë,” tha ajo. “Kështuqë iu drejtova shokëve të mi për të marrë më shumë informacione.”

Yan kishte një rrjet të gjerë kontaktesh me profesionistë të institicioneve të ndryshme mjekësore në territorin e Kinës, pasi ishte rritur dhe i kishte mbaruar studimet atje. Ajo thotë se kjo ishte pikërisht arsyeja pse iu kërkua të bënte këtë lloj studimi, veçanërisht në kohën kur, siç thotë ajo, e dinin se nuk do t’i merrnin informacionet e plota nga qeveria.

Një shoqe, shkencëtare në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, ka pasur njohuri të dorës së parë për rastin dhe me 31 dhjetor 2019 i kishte treguar Yan-es për transmetimin nga njeriu-te njeriu, shumë më herët sesa Kina dhe OBSH e kishin pranuar që një gjë e tillë ishte e mundur.

Ajo i kishte raportuar këto gjetje tek shefi i saj, tha Yan.

“Ai vetëm e tundi kokën,” tregoi ajo, dhe i tha ta vazhdonte punën.