Lajme

Koronavirusi godet Prishtinën, Ferizajin dhe Mitrovicën

Nga 214 rastet e konfirmuara sot me Koronavirus, numri më i lartë sërish është në komunën e Prishtinës, ku janë paraqitur edhe 68 raste. Pasojnë Ferizaji dhe Mitrovica.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime”, njoftoi Instituti i Shëndetësisë Publike.

Sipas raporti sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?