Lajme

Korona Virusi shumë afër Ballkanit, vdes edhe personi i dytë

Teksa e gjithë bota është në panik dhe në frikë prej koronavirusit në Itali është shënuar viktima e dytë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane janë shënuar edhe raste të tjera më të infektuar me këtë virus që lindi në qytetin kinez të Wuhanit.

Në këtë vend tani paniku është i madh, pasi dy persona kanë humbur jetën. Raportohet se viktima e dytë është një grua. Thuhet se ajo është një vajzë 27 vjeçe.

Deri më tani në rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29.

Masat që janë marr në Itali janë shumë të rrepta. Lajmi i rëndë është konfirmuar nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia.

Ndërkohë masa edhe më të rrepta po merren ne Veneto dhe Lombardi. Një takim urgjent do të mbahet në Veneto në lidhje me masat emergjente kundër koronavirusit.

Në takim do të marrin pjesë Guvernatori, Luca Zaia dhe disa nga ministrat italianë.


SHIKO VIDEON