Lajme

Konjufca me akuza të rënda ndaj Valdete Dakës, ja çka thotë për të

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se nuk ka ndonjë informacion se a ka ardhur në zyrën e VV-së ndonjë dokument që ia ndalon liderit të kësaj partitë, Albin Kurtit garimin në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Konjufca thotë se personi i vetëm që po ndikon në KQZ kundër Albin Kurtit është kryetarja e komisionit, Valdete Daka.

“Unë nuk kam informacion se ka ardh ndonjë dokument i cili ja ndalon Albin Kurtin dhe të tjerëve kandidimin për deputet. Krejt çka e di është që një kërkesë KGJK-ja ja kthy KQZ-së për të cilën dua të flas.

Mendoj qe jemi në rrezik të demokracisë në Kosovë. Albin Kurti dhe të tjerët e kanë kryer atë veprim në të mirë të shtetit të Kosovës. Kjo nuk është një vepër penale e cila ka qenë diçka në drejtim të dëmtimit të njerëzve apo dëmtim të shtetit tonë.

Personi i cili në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive edhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata po dojnë eliminim politik”, tha Konjufca në Rtv Dukagjin.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?