Konjufca flet për sanksionet e Amerikës: E pranojmë, është një gjë e keqe për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar sanksionet e djeshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin thotë se është një keqkuptim dhe se duhet ketë takime më të thella.
“Nuk është hera parë që po na ndodh kjo. Ishte edhe para dy viteve edhe çështja e reciprocitetit ku hasem në një gjuhë të ashpër nga ShBA-të në një qortim të ashpër.
Kjo nuk është e mirë për ne, natyrisht. E pranojmë që është një gjë e keqe për Kosovën.
Gjithçka që duhet të bëjmë mendoj është ta bëjmë një dialog të hapur me të gjithë miqtë dhe partnerët që t’i argumentojmë më mirë pozicionet tona”- tha ai.
Konjufca thotë se pozicioni i Kosovës nuk po kuptohet drejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.