Lajme

Konfirmohet: Agjencia kundër Korrupsionit nis procedurat kundër zyrtarëve të Listës Serbe

Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Arsyeja e fillimit të procedurës është se zyrtarët e Listës Serbe, të cilët mbajnë pozita të ndryshme në nivel qendror dhe lokal në institucionet e Kosovës, nuk i kanë raportuar rregullisht pasuritë apo të ardhurat e tyre, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë, nga Agjencia kundër Korrupsionit.

Procedura është iniciuar kundër kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Sllavko Simiq, shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, deputetëve Zoran Mojsilloviq dhe Verica Ceraniq, ish-deputetit Ivan Todosijeviq, kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe këshilltarit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Alleksandar Spiriq.

Po ashtu, Agjencia kundër Korrupsionit e Kosovës ka iniciuar hetim kundër Zllatko Miniqit, Miodrag Ralliqit, Verolub Stankoviqit, Millorad Jovanoviqit, Millan Ivanoviqit dhe Sërgjan Nikolliqit.

Nga Agjencia thonë se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me mbledhjen dhe analizimin e dokumentacionit përkatës


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje