Lajme

Komunat në zonën e kuqe/ Gastronomia punon deri në orën 21:00, lëvizja e lirë deri në 21:30

Komunat me rrezik të lartë, mbi 50 persona të infekruar për 100.000 banorë brenda javës ka ndryshuar orari i kufizimit të lëvizjes, shkruan IndeksOnline.

Me vendim të ri të MSH-së, ora policore fillon nga ora 21:30 deri më 05:00 përveç rasteve specifike.

Kurse operatorëve ekonomik iu lejohet të punojnë deri në ora 21:00.

Këtu bëjnë pjesë, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë dhe qendrat tregtare, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa në komunat me rrezik të mesmëm dhe të ulët lëvizja e lirë e qytetarëve iu lejohet deri në ora 22:00 si dhe aktiviteti i gastronomisë.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?