Lajme

Komuna ku nuk po respektohen masat e Qeverisë, mbrëmë u arrestuan 10 persona

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë pas rritjes së numrit të të vdekurve dhe të të infektuarve me koronavirus.

Sipas këtij vendimi, ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpivë të tyre nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Për këtë po përkujdesen edhe Policia e Kosovës, ku vetëm në Prizren mbrëme u ndaluan 10 persona që nuk e respektuan vendimin e Qeverisë.

Ky është njoftimi i policisë:

· Rr. Reshat Kajagiu, Prizren, 09.07.2020, 01:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur me veturë në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. William Wolker, Prizren 09.07.2020, 01:30. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Adem Jashari, Prizren 09.07.2020, 01:20. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Rrust Kabashi, Prizren 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Rrust Kabashi, Prizren 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19.Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Rrust Kabashi, Prizren, 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje