Lajme

Komuna e Mitrovicës drejt “falimentimit”, bllokohen të gjitha pagesat…

Pas vendimit të Thesarit të shtetit për bllokim të të gjitha pagesave nga Komuna e Mitrovicës, për shkak të borxhit, drejtoritë komunale nuk po mund të realizojnë asnjë faturë.

Një njoftim zyrtar i është drejtuar të gjitha shkollave ku kërkohet të mos bëhet realizim i asnjë fature dhe të mos hyjnë në obligime sepse nuk ka mjete, dhe asnjë faturë nuk protokolohet, shkruan Jepi Zë.

“Në bazë të Urdhërit nga Thesari i Kosovës drejtuar kolegëve të Drejtorisë së Financave, për ndërprerje të pagesave të rregullta, ne si sektor për Buxhet dhe Financa të Drejtorisë së Arsimit kërkojmë nga Ju, që nga sot mos të bëni realizim të asnjë fature dhe njëkohësisht mos të hyni në obligime përshkak se nuk do të ketë zotim të mjeteve përshkak se është i mbyllur sistemi i SIMFK-së, dhe rrjedhimisht asnjë faturë nuk do të protokolohet në zyren numër 10”, thuhet në këtë kërkesë.

Ndryshe Thesari i shtetit ka bllokuar të gjitha shpenzimet dhe pagesat e Komunës së Mitrovicës për shkak të borxhit në vlerë prej 1.3 milionë eurove.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?