Lajme

Komiteti për vlerësimin e situatës me Covid-19 ka filluar takimin, në këtë orë paralajmërohet për konferencë

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 sot do të mbajë takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona.

Pas takimit që do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në sallën P-38, pjesëmarrësit do të dalin në një konferencë për media nga ora 11:00, njofton Klan Kosova.