Lajme

Kolegji AAB ndërpret mësimin deri më 27 mars

Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e jashtëzakonshme pasi OBSH shpalli gjendje pandemike shkaku i koronavirusit, ku mori vendim Qeveria e Kosovës ndërmori ndërprerjen e procesit edukativo arsimor në institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020.

Këtë vendim e ka zbatur edhe Kolegji AAB, duke ndërprerë mësimin në të gjitha degët e saj deri më datën datën 27 mars 2020, raporton Korrespodenti.

Njoftimi i plotë nga Kolegji AAB:

Në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndërprerë procesin mësimor në të gjitha institucionet arsimore, Kolegji AAB njofton të gjithë studentët dhe mësimdhënësit, se deri me datën 27 mars 2020, nuk do të zhvillohet mësim.

Ky vendim vjen si masë preventive kundër koronavirus – COVID 19.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të përfillin me kujdes të gjitha masat e parapara dhe rekomandimet e instituconeve të shendetësisë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Për veprimet në të ardhmen do të njoftoheni me kohë.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19