Lajme

Kolegji AAB nderon me “Doctor Honoris Causa” anëtarin e organizatës që e fitoi Nobelin për Paqe në 1985

Kolegji AAB i ka ndarë dy çmime “Doctor Honoris Causa”, me të cilat u nderuan Ernesto Kahan, anëtar i organizatës International Physicians for the Prevention of Nuclear War (Mjekët Ndërkombëtarë për Parandalimin e Luftës Nukleare), e cila e fitoi Nobelin për Paqe në 1985, si dhe studiuesit nga Shqipëria, Uran Butka.



Këto dy çmime u ndanë në një ceremoni zyrtare.

Kahan e falënderoi këtë kolegj për këtë çmim, ai gjithashtu tha se e ka përcjell çdo herë historinë e Kosovës.

Ai u shpreh se duhet të ketë më shumë bashkëpunime në mes shtetit të Argjentinës dhe të Kosovës në fushën e kulturës dhe letërsisë.

“Kur e marr këtë çmim unë do të shkruaj për universitetin tuaj. Spanja di për juve, ajo duhet të ju njoh dhe mund të bëjmë diçka që të promovojmë kulturën, shkencën mes Kosovës, Spanjës dhe Izraelit”, tha Kahan.