Lajme

Kolegji AAB lanson platformën për testim sprovues për maturantët

Krahas kurseve përgatitore për Testin e Maturës Kombëtare, të cilat po mbahen online që nga fillimi i muajit maj, Kolegji AAB sot ka lansuar edhe një platformë testuese për maturantët.

Kjo platformë përmes testeve online nga lëndët kryesore, ka për qëllim që t’ u shërbejë maturantëve të përgatiten sa më mirë për testimin që pritet të mbahet në muajin qershor. Maturantët kanë mundësinë që të sprovojnë veten duke u bazuar në modelet e testeve të mëhershme në lëndët kryesore që do t’ u nënshtrohen në provim.

Platforma është e thjeshtë për t’ u përdorur dhe mundëson qasje nga secila pajisje (telefon, ipad, kompjuter).

Përveç kësaj duke pasur parasysh trendet e përdorimit të rrjeteve sociale nga të rinjtë, në platformë maturantët mund të qasen direkt përmes profilit të tij/saj në facebook, duke klikuar në linkun: https://graduate.aab-edu.net/.

Kolegji AAB është insittucioni i parë i cili ka filluar që më shumë se një dekadë ta japë kontributin e tij në përgatitjen e maturantëve për testin e maturës. Përmes Shkollës Përgatitore të Testit të Maturës të organizuar nga Kolegji AAB, dhjetëra mijëra maturantë nga të gjitha komunat e Kosovës, kanë ndjekur këtë program që ka ndikuar në rezultatin pozitiv të tyre.

E rëndësishme është që të gjitha këto kurse përgatitore, ofrohen falas për të gjithë përdoruesit duke ndihmuar ata edhe në orientimin e tyre në karrierë.

Platforma për testimin e njohurive për maturante e-MaturaAAB pritet të jetë edhe një ndihmesë e madhe për maturantët, andaj përdoreni dhe përfitoni nga ajo.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19