Lajme

Kokalari zë ngusht Haki Abazin live në emision: Pse ke zyrë në Beograd dhe cila është lidhja juaj me Serbinë?

Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane ka gozhduar në një emision live ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin.

Ajo i ka kërkuar atij që të përgjigjet për zyrën e tij në Beograd dhe lidhjet e tij me Serbinë?

“Juve personalisht keni pasur zyrën në Beograd kur punonit për The Rockefeller Foundation’?, e pyet ajo Abazin në SyriTV.

“Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra’, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, të cilit Kokalari iu përgjigj se ‘’ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”.

“Sa vjet e keni pasur në Beograd zyrën tuaj personale, atë dua të di”? Dua të di se ku qëndron politikisht, je nga e majta apo nga e djathta’, shtoi ajo.

VIDEO

Kokalari – Abazit: Çka janë lidhjet e tua me Serbinë? Për emisionin e plotë klikoni linkun: https://youtu.be/QZJYc3t88fE

Kokalari – Abazit: Çka janë lidhjet e tua me Serbinë? Për emisionin e plotë klikoni linkun: https://youtu.be/QZJYc3t88fE … #SyriTv #CimPekaLive #EviKokalari

Posted by Syri Tv on Monday, November 9, 2020


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?