Lajme

Koha kur Vuçiqi thurte lavde për Mladiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte lavdëruar vite më parë kriminelin serb Ratko Mladiq, të cilit iu konfirmua dje dënimi me burgim të përjetshëm.

E lavdet që ia thurte Vuçiqi Mladiqit i ka publikuar gazetari Florian Bieber, duke postuar një video.

Vuçiq që në vitet e 90-ta shërbente si ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit po ashtu ishte filmuar duke vendosur në ndërtesën e televizionit serb B92, pllakën me emrin e Ratko Mladiqit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?