Lajme

Koalicion i papritur në këtë komunë shumë të përfolur

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka marrë vendim që në garën e balotazhin në Gjakovë të mbështesë kandidatin e AAK-së, Ardian Gjini.

“Në mënyrë unanime kemi vendosur që ne si PSHDK të kemi marrëveshje me subjektin politik AAK. Ftojmë elektoratin tonë që të dielën ta mbështesin Gjinin për kryetar të komunës së Gjakovës. Na shkoftë mbarë!”, thuhet në njoftimin publik”, njofton PShDK-ja.

Në raundin e parë të zgjedhjeve kandidati i PSHDK-së për Gjakovën, Ferdinand Kolaj është renditur i treti duke marrë rreth 7% të votave.

Në garë për Gjakovën kanë qenë edhe LDK, PDK e NISMA, kandidatët e të cilëve kanë marrë rreth 10% të votave.

Të dielën në Gjakovë do të përballen në Balotazh Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila nga LVV.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?