Lajme

KMSH reagon pas sulmit me thikë në xhami: Besimtarët u goditën në ditë Ramazani, të zbardhet ngjarja

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar pas sulmit me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” mesditën e sotme në Tiranë nga një person që dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Spahiu kërkon zbardhjen e ngjarjes.

“U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.
Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani” deklaron Spahiu.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?