Lajme

Kllokoqi: Kosova duhet ta rregullojë me ligj punësimin sezonal që të mos ketë “punë në të zezën”

Të martën, Demokracia Plus mbajti një konferencë me temën “Mundësi më të mira punësimi për punëtorët sezonalë në Kosovë”, me ç’rast u prezantua edhe projekti rreth angazhimit të punëtorëve sezonalë në sektorin e bujqësisë në Kosovë.

Selatin Kllokoqi, menaxher i raportit të Demokracia Plus për punësimin sezonal në sektorin e bujqësisë, në një intervistë për emisionin ALARM në ATV, tha se ky lloj punësimi ende nuk është rregulluar me ligj në Kosovë, andaj edhe ka rekomanduar që kjo çështje të definohet me ligj.

“Punësimi sezonal nuk është i rregulluar me ligj në Kosovë. Ideja është që kjo të rregullohet, që në të ardhmen, edhe punëtorët sezonal, të cilët në shumicën e rasteve punojnë nga disa ditë, apo disa muaj në vit, të kenë mundësi të regjistrohen, të mos ketë siç thonë “punë në të zezë”, por duhet të rregullohet infrastruktura ligjore”, tha Kllokoqi.

LEXO EDHE:  "Nuk ka shanse që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, do të konfrontoheshin me NATO"

Ai tregoi raporti do të bëhet në dy pjesë, ku pjesa e parë e tij ka qenë përshkrimi i gjendjes se si është në Kosovë sa i përket punësimit sezonal.

“Ne jemi marrë kryesisht me bujqësi dhe raporti tregon se si punëdhënësit, ashtu edhe punëmarrësit, në punësimet sezonale, në shumicën e rasteve nuk lajmërohen. Shkaqet janë të ndryshme, si nga punëdhënësi, ashtu edhe nga punëmarrësi. Përkundër investimeve të mëdha, sidomos në sektorin e bujqësisë, mbetet numri i punëtorëve të lajmëruar shumë i vogël. Arsyet janë të ndryshme, si pengesat burokratike, regjistrimi, nëse e merr një punëtor për 3-4 ditë, duhet të shkosh ta regjistrosh, janë këto pengesa. Punëtorët mandej mendojnë se janë këto pengesa që paguajnë edhe tatime të ndryshme që sipas tyre nuk ia vlen, dhe ne tentojmë tash përmes raportit, që ne fillim e tregojmë gjendjen dhe pjesa e dytë e raportit që do të zhvillohet gjatë dy viteve të ardhshme, është që të arrihet t’i bindim edhe punëtorët edhe punëdhënësit, por edhe institucionet se nga regjistrimi përfitojnë të gjithë.”, tha Kllokoqi. /atvlive.tv

LEXO EDHE:  Serbët dalin me një kërkesë të re, paralajmërojnë protesta masive nëse nuk ju plotësohet ky kusht