Lajme

Klinaku i OVL së UÇK-së për kërcënimet e Serbisë: Përgjigjemi me luftë të drejtë e të domosdoshme

Faton Klinaku, udhëheqës i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka komentuar deklaratat e Petar Petkoviqit, kryenegociator i Serbisë në dialogun me Kosovën, se ushtria serbe mund të rikthehet në Kosovë.

Klinaku ka thënë se përsëri do të përgjigjen “me luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme”.

Postimi i plotë:

Kujtojmë që përveç Petkoviqit, edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e përsëriti deklaratën e njëjtë, duke tëhën se jemi afër kërkesës për rikthim të ushtrisë serbe në Kosovë, pasi sipas saj KFOR-i s’po e kryen punën e tij.