Lajme

Kjo sigurisht që nuk pritej: LVV lidh koalicion edhe me një parti tjetër në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka njoftuar sot se ka siguruar mbështetjen e kandidati i pavarur, Milazim Lushaj dhe Partisë Demokratike Turke (KDTP).

“Falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka që iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të bashkë qeverisur më shumë për Prizrenin.”

“Me kryetarin Damka kemi pasur një bashkëpunim të mirë edhe si ministër i Zhvillimit Rajonal, i cili ka rezultuar me projekte të rëndësishme për Prizrenin. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendror”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Kurse, sot në mëngjes ai ka njoftuar se kandidati i pavarur, MIlazim Lushaj i është bashkuar bashkë qeverisjes për Prizrenin.

“Kandidati i pavarur, Milazim Lushaj iu bashkua #bashkëqeverisjes më shumë për Prizrenin. Nga Lushaj mora mbështetje të sinqertë dhe u dakorduam që ta vazhdojmë bashkëpunimin, në mënyrë që Prizreni mos të ketë “kthim mbrapa”, e të ecë drejt projekteve që do ta shndërrojnë Prizrenin në kryeqytet të zhvillimit e të prodhimit!”, ka njoftuar ai.