Lajme

Kjo rrugë do të bllokohet sonte

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se rruga nga fshati Lum i Madh deri në fshatin Maxhunaj do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm.

Sipas njoftimit të MI-së, thuhet se sonte prej orës 23:00 deri në orën 3:00, rruga nga fshati Lum i Madh, deri në fshatin Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim, përcjell Gazeta Sinjali.

“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni Rrugën alternative Regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e MI-së