Lajme

Kjo komunë ndalon hedhjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka nxjerrë urdhëresë që të ndalohet hedhja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor deri me 15 janar 2022.

Në urdhëresë thuhet se personat që bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndalohen sipas ligjit.

“Me urdhëresën e Kryetarit Aliu, ndalohet hedhja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor 2021”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, qytetarët e Ferizajt mund të hedhin fishekzjarre vetëm më datë 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 00:30 e datës 1 janar.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje