Lajme

Kjo komunë i`u dhuron nga 50 euro mësimdhënësve për ‘7 Mars’

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për nder të 7 Marsit Ditës së Mësuesit, ndau mirënjohje dhe një shumë simbolike prej 50 euro për 52 mësimdhënësit me të dalluar të komunës, për vitin shkollor 2020-2021.

Kryetari Jashari me këtë rast deklaroi se edukimi i mirëfillt është baza e zhvillimit të shoqërisë.

“Këtë e kuptuan drejtë dhe me kohë mësuesit tonë të parë në Drenicë, gjyshi im Shaban Jashari, i cili asnjëherë nuk u ndal së shërbyeri vendit në edukimin e fëmijëve dhe mishërimin e tyre me vlera patriotike e atdhedashuri”, tha Jashari.

Jashari tha se rrugën e heroit Shaban Jashari dhe mësuesve të parë në Drenicë e pasuan me shumë përgjegjësi gjenerata të tëra mësuesish, të cilët nuk u ndalen as në kohë lufte duke dhënë më të mirën në edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për t’i shërbyer vendit e për t’i dalë zot vendit.

Tutje para Jashari tha viti që lëmë pas ishte vit i vështirë, për të gjithë, e në veçanti për mësimdhënësit, ku puna e tyre e pandalshme pavarësisht rrezikut nga përhapja e pandemisë është mision fisnik dhe sakrificë për shtetin dhe shoqërinë, me ç’rast edhe shprehi mirënjohje për këmbëngulësinë e tyre në realizimin e misionit fisnik në shërbim të shtetit e shoqërisë.

“Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e shkollimit e edukimit, si kryetar i Komunës së Skenderajt prioritet të veçantë i kam dhënë përkrahjes së arsimit në komunën tonë, mësimdhënësve, trajtimit dinjitoz të tyre dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies”

Komuna e Skenderajt në këtë drejtim, në krye të së cilës është Kryetari Jashari, ka bërë investime në shumë shkolla, duke u nisur nga infrastruktura shkollore e sportive e deri tek realizimi i pagesave të shujtave për mësimdhënësit e komunës sonë.

“Përkrahja për mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë dhe kështu do të vazhdojmë që së bashku të shënojmë rezultate edhe më pozitive në avancimin e arsimit në komunën tonë”, shtoi tutje Jashari.

Në këtë ceremoni shkolla fillore “Azem Bejta”, në Prekaz, ndau mirënjohje për Familjen Jashari të cilën, shkolla i’a dorëzoi Kryetarit Jashari.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?