Lajme

Kjo foto prekëse u bë pak minuta pas shpërthimi që mbyti shumë njerëz në Bejrut

Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesë të mëdha të Bejrutit të martën pasdite, dëmet, për fat të keq, do të grumbullohen për një kohë të gjatë – si materiale, ashtu edhe njerëzore.

Kryeqyteti i Libanit u shkatërrua, shumë spitale u dëmtuan, dhe një prej tyre është spitali “Al Roum”.

Ishte atje, më saktësisht në departamentin e saj të gjinekologjisë dhe obstetrikës, që u mor një nga fotografitë më tronditëse, e cila ngjall dëshpërimin, trishtimin, pafuqinë dhe gjithë tragjedinë që ndodhi në metropolin e Libanit.

16 سنة من التصوير الصحفي والكثير من الحروب. استطيع ان اقول لم أرى كالذي رأيته اليوم في منطقة الاشرفية, وخصوصا امام…

Julkaissut Bilal Marie Jawich Tiistaina 4. elokuuta 2020

Përkatësisht, fotografi Bilal Jaëich fotografoi një infermiere të re duke mbajtur tre fosnje të porsalindura në krahë, të rrethuar me rrënoja, xhama të thyer, në të njëjtën kohë duke u munduar të kërkojë ndihmë për kolegët e saj, mjekët dhe pacientët.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me atë të sotmen, sidomos para spitalit “Roum” … Kjo heroinë i mbështjelli dhe i mbajti brenda spitalit përkundër ndërprerjes së komunikimit, me tre të posalindur në krahë, të rrethuar nga dhjetëra trupa dhe të plagosur”, ka shkruar autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social të Facebookut.

I njëjti spital, i cili funksionon që nga viti 1902 dhe kujdeset për të paktën 350 mijë pacientë në vit, tani është, pas një katastrofe të paparë që goditi Bejrutin, duke vuajtur nga mungesa e gjakut.


SHIKO VIDEON