Lajme

Kjo është rruga fantastike që do ta lidh Kosovën me Malin e Zi, pamjet e saj janë përrallore

Komuna e Deçanit ka publikuar mbi 30 fotografi të punimeve të rrugës që lidh Deçanin me Plavën.

Rrugët plot me pisha e ngjyra vjeshore paraqitën në fotografitë, në të cilat shihen edhe eskavatorët teksa punojnë në zgjerimin e kësaj rruge.

“Pamje të bukura nga bjeshkët e Deçanit, konkretisht përgjatë rrugës Deçan-Plavë në tetorin e këtij viti ku me intensitet te lartë po punohet ne jetësimin e ëndrrës së qytetarëve të Komunës së Deçanit dhe më gjer në realizim të këtij projekti. Bjeshka është e bukur në katër stinët e vitit, ku secila ka joshjet e veta. Vjeshta krijon koloritin e ngjyrave që të len pa frymë”, është përshkrimi i komunës së Deçanit në këto foto. /Ballkani.info/