Lajme

Kjo është “porosia” e shqiptarit që tronditi policinë në Gjermani

kanë “shqyer sytë”, pasi kanë ndaluar dhe parë se çfarë mbante si ngarkesë një kamion në karrocerinë e tij, si porosi të një shqiptari dhe një gjeorgjini.

Kamioni është ndaluar nga policia gjermane në Hessen, natën e së martës, me dyshimin e një defekti në të. Por pas kontrollit të zakonshëm, policia e detyroi shoferin të hapë mbulesën e maunes për të parë ngarkesën.

Para syve i doli një pamje e jashtëzakonshme: Në rimorkion e maunes, një maune tjetër e llojit “Mercedes” 7.5 ton, ndërsa mbi të një kamionçinë e verdhë “Ford Transit” dhe mbi këtë tjetrën, një makinë e vogël “Renault Megane”, shkruajnë mediat gjermane.

Por edhe kjo me duket se nuk ishte e mjaftueshme si ngarkesë. Pasi zyrtarët e Policisë, në fund të maunes zbuluan edhe një traktor që kishte dalë dukshëm jashtë saj, duke tejkaluar dukshëm lartësinë e përgjithshme të lejuar. Mbi traktor ishte vendosur edhe një veturë e llojit Vë Lupo, e bardhë.

Pas hetimeve të para të policisë, shoferi ishte nisur nga Esseni në drejtim të Bullgarisë. Atje ai ka dashur t`i transportojë automjetet e blera nga një shtetas gjeorgjian dhe një shqiptar. Por, ata do të mbesin me gishta në gojë.

Oficerët e policisë, maunën e ngarkuar dhe ngarkesën e saj e shoqëruan deri një vendparkim, duke ia ndaluar udhëtimin e mëtutjeshëm. Veçanërisht pasi automjetet kishin edhe defekte të sigurisë.

Sipas policisë, maunia do të arrinte deri te nënkalimi i ardhshëm dhe më pas do të ndalonte, pasi nuk e lejonte lartësia e madhe e traktorit. Për fat të mirë, të gjitha dokumentet e automjeteve kanë qenë në rregull. /mapo.al


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje