Lajme

Kjo është miniera ku mund të jetë shfaqur koronavirusi tetë vite më parë

Koronavirusi u shfaq për herë të parë në mesin e punëtorëve që pastronin feçe nga një minierë kineze në vitin 2012, gjë që çon në idenë se koronavirusi mund të mos jetë shfaqur nga lakuriqët, thonë shkencëtarët.

Gjashtë minatorë u sëmurën me një virus të ngjashëm që u solli pneunominë. Ata po punonin në minierën Mojiang në provincën Yunnan në jug-perëndim të Kinës tetë vjet më parë, transmeton lajmi.net.

Minatorët kishin kaluar dy javë duke hequr feçet e lakuriqëve të natës. Tre prej tyre vdiqën nga virusi, si rezultat.

Sipas gazetës britanike ‘The Sun’, mjeku Li Xu, i cili trajtoi minatorët, përshkruoi se si pacientët kishin ethe, kollë të thatë, dhimbje gjymtyrësh dhe dhimbje koke.

Këto janë simptoma të njëjta që shoqërohen me infektimin me COVID-19, sipas virologut Jonathan Latham dhe biologut molekular Allison Wilson.

Ata thanë që provat në tezë i çuan të ‘rishqyrtojnë gjithçka’ që menduan se dinin për pandeminë.

Latham tha për New York Post se koronavirusi ‘pothuajse me siguri iku’ nga laboratori Wuhan. /Lajmi.net/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje