Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e personit që u plagos sonte në Gjilan

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi që një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pak më parë pas një përleshje, në lagjen “Arbëria” në Gjilan.

Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia e Gjilanit kanë thënë që një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, mirëpo nuk kanë dhënë detaje.

Mirëpo Sinjali mëson që personi i plagosur është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK.

E përveç kësaj, Sinjali ka mësuar që personi që ka vdekur është Egzon Rafuna.

Ne do t’iu mbajmë të informuar.

LEXO EDHE:  Radoiçiq pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike