Kjo është gjendja e të plagosurit në Fushë Kosovë
Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Shefi Kuleta” në Fushë Kosovës.
Nga kjo përleshje një person ka mbetur i plagosur i cili është dërguar për tretman të mëtutjeshëm.
Në anën tjetër, në QKUK kanë bërë me dije për Indeksonline se gjendja e tij është stabile.
“Stabil është. Është i plagosur në regjionin femoral të djathtë”, kanë thënë nga QKUK.