Lajme

Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Bardhosh

Dy persona kanë mbetur të plagosur rreth orës 15:30 në fshatin Bardhosh të Prishtinës, të njëjtit janë dërguar në QKUK.

Mjeku kujdestar, Naser Syla ka thënë për Klan Kosova se gjendja e dy të lënduarve është stabile, derisa janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe janë duke pritur rezultatet e tyre.

Nga policia nuk kanë dhënë shumë detaje, por që është thënë se dyshohet për një plagosje me armë zjarri, dhe të gjitha njësit relevante janë në vendin e ngjarjes.

Njësit policore janë duke qëndruar brenda klinikës ku janë duke u trajtuar dy personat e plagosur.