Lajme

Kjo është epiqendra e re e COVID 19 në botë

Bota po përballet me Covid 19 dhe deri më tani nuk ka arritur ndonjë sukses në këtë luftë. Statistikat janë tepër shqetësuese në gjithë globin. 12.3 milion është numri i të infektuarve dhe 555 mijë nuk kanë arritur të mbijetojnë nga infektimi me këtë virus.

Kina ishte epiqendra në fillim, pastaj Italia e Spanja, por tani infektimi ka shpërthyer në Amerikë, më saktësisht në shtetin e Florida’s. Vetëm dje janë raportuar 63.247 raste në Amerikë, raporton CNN, transmeton Insajderi.

33.5% e njerëzve të testuar në Florida, kanë rezultuar pozitiv dhe ky është një rekord I ri në botë. Janë 244 mijë raste aktive në Florida dhe 4101 njerëz kanë vdekur, shifra këto tepër alarmante.

Vetëm në Amerikë 3 milion e 170 mijë njerëz dhe kemi 135 mije vdekje./Insajderi.com


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?