Lajme

Kirurgu shqiptar realizon operacion të komplikuar me sukses në Kinë

Ekspertiza e kardiologut prof. dr. Xhemalit bëri që të kërkohet intervenimi i tij deri në Kinë, ku mjekë të shumtë kinezë qëndruan në sallë përderisa ai kryente operimin.

Për më tepër, gjatë qëndrimit të tij në Kinë, Dr. Xhemali ligjëroi përpara mjekëve kinezë mbi temën e Kardiokirurgjisë.

Vlen të theksohet që prof. dr. Xhemali që prej një viti drejton Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës në Spitalin Triemli në Zürich.

Gjithashtu, është shpërbyler me çmime të rëndësishme mbi hulumtimet shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe në vitin 2007 mori çmimin Hans Borst, në Konferencën mbi Kirurgjinë torakale dhe kardiovaskulare, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?