Lajme

Kina frikësohet se koronavirusi mund të çojë në përleshje të armatosur me SHBA’në

Pekini mund të përballet me një valë në rritje të armiqësisë, pas shpërthimit të koronavirusit që mund të çojë në “konfrontim të armatosur” me SHBA-të, paralajmëroi një raport i brendshëm kinez.

Dokumenti, i paraqitur në fillim të muajit të kaluar nga Ministria e Sigurisë së Shtetit drejtuesve të lartë të Pekinit, përfshirë Presidentin Xi Jinping, arriti në përfundimin se sentimenti anti-Kinë është në nivelin më të lartë që nga goditja e Sheshit Tiananmen në 1989, thanë burimet, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Si rezultat, Pekini po përballet me një valë kritikash anti-Kinë, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në vijim të pandemisë dhe se Kina duhet të përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm – konfrontim të armatosur midis dy fuqive globale, sipas njerëzve të familjarizuar me raportin.

“Nuk kam informacione lidhur me këtë”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze në një përgjigje ndaj pyetjeve të parashtruara nga Reuters lidhur me raportin.

Ditët e fundit, presidenti amerikan Donald Trump, ka ngritur kritika kundrejt Pekinit lidhur me pandeminë dhe duke ka kërcënuar për tarifa të reja për Kinën. Administrata e tij, ndërkohë, po shqyrton masat që do vendosë ndaj shtetit lidhur me shpërthimin, thanë zyrtarët.

Virusi deri më tani ka infektuar më se 3,5 milionë njerëz globalisht dhe shkaktoi më shumë se 200,000 vdekje. /Lajmi.net/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?