Lajme

Kimete Berisha me gjuhë të ashpër ndaj Isa Mustafës: Sot e mori në pyetje popullin, famëkeqi

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj kryetarit të dorëhequr të LDK’së, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Express.

Mustafa tha se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit ka dhënë si akt moral dhe jo si akt pendimi, meqë thotë se edhe po të kthehej mbrapa do ta drejtonte njëjtë LDK’në, duke ruajtur vlerat proevropiane, partneritetin me SHBA’të dhe qeverisjen pa skandale dhe korrupsion.

Berisha e cilësoi Mustafën si famëkeq, duke i thënë se e ka vë në dyshim motivin e popullit për penalizimin e LDK-së.

Ajo shton se “Isa Mustafa do të ndjehej i lehtësuar nëse ia shpjegoni se pse ‘të mirën ia keni kthyer me të keq’”.

Lexoni postimi e plotë të Kimete Berishës pa ndërhyrje:

Humbësi ka fjalë.

Isa Mustafa sot e ka marr në pyetje popullin.

Si në ato bisedat informative.

Famëkeqi.

Dhe e ka vë në dyshim motivin e popullit për penalizimin e LDK-së.

Populli ka pasur qëllime të errëta, ka vepruar kundër shtetit të Kosovës, kur e ka ndëshkuar LDK-në!

Ky popull ka pranuar ta shkatërroj veten, veç për inat të Isa Mustafës.

Shih megalomania deri ku shkon.

Isa Mustafa do të ndjehej i lehtësuar nëse ia shpjegoni se pse ‘të mirën ia keni kthyer me të keq’, kur ky (me pare të komunës) ka mbjellur fidane, ky ka mbjellur pemë dhe në hamamin e Prishtinës ka derdhur miliona euro për një dekadë, dhe prap hamami ka mbetur hamam.

Ndër të tjera Isa Mustafa ‘djathtist’, ia ka shpjeguar sot këtij populli primitiv ‘majtist’ se ‘domatja është pemë’, e nuk është perime qysh kujtoni ju.

Dhe, në këtë rast e ka thënë të vërtetën.

Populli duhet t’i përgjigjet Isa Mustafës se pse ka vepruar kundër vetes veç për inat të tij.

Pse?

Nëse populli më pranon, do ta përfaqësoja t’i përgjigjem Isa Mustafës që t’ia lehtësoj shpirtin, se gjynah.

Por ama në këtë fazë ‘s’ka gjynah’.

Ju këshilloj ta mundoni derisa të pendohet.

Se, mëshira fillon aty ku lind pendimi.

Nuk mëshirohet njeriu i papenduar, kupto.

Përsëri do t’i bënte të njejtat gabime, tha,

përsëri do të keqpërdorte e do të mashtronte.

Nuk është pishman.

Nuk do të pendohet, se nëse pendohet i pranon gabimet, e kur i pranon gabimet, rrezik.

Por, për hir të moralit, ka pranuar të dorëhiqet përkohësisht, nëse ia pranojnë dorëheqjen! Prej se ekziston LDK ka jetuar nga ‘sadakaja’ e popullit. Kurrë nuk kanë punuar. Është parti dembele, është konsumuese, e vetëkënaqur, është si uji që nuk ecën, pa të ardhme.

Milionat i kanë vjedhur për projekte fantome, s’kanë lënë gjë pa vjedhur në qeverisje, dhe prap se prap nuk e kanë të qartë PSE janë kaq të urryer!

Populli nuk e ka penalizuar LDK-në

(sepse LDK nuk ekziston që nga vdekja e Ibrahim Rugovës, edhe fëmijët e tij e kanë braktisur LDK-në) por populli kësaj here e kanë braktisur me lamtumirē Isa Mustafën dhe 5 shokët e shoqet e tij.

P.S. Përgjigja është e lehtë: Veç kqyru në pasqyre dhe nëse merr guxim dhe e shikon veten në drita të syve për 15-të sekonda, do ta ndëshkosh edhe veten.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?