Lajme

Kimete Berisha: Kosova ferr për shqiptarët, serbët e Kurtit po marrin rroga nga shteti pa punuar

Opinionistja Kimete Berisha përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se punëtorët shqiptar në Kosovë, trajtohen si skllevër.

Berisha thotë se të njëjtit nuk marrin rroga me rregull, nuk paguhen përmes bankës, nuk kanë të drejtë pushimi.

“Ju kalon dita pa hëngër e pa pi, nuk mund të shkojnë në ËC sa herë kanë nevojë; nëpërkëmben, kërcënohen me largim nga puna, ua shkelin dinjitetin, shantazhohen, i eksploatojnë, i shfrytëzojnë, pamëshirshëm i shfrytëzojnë; ua rrezikojnë shëndetin, ua rrezikojnë jetën, bëjnë ‘tregti’ me moralin e tyre. Thjesht i mbysin përditë ngapak! Në sektorin publik, përndjekesh politikisht. Në sektorin privat, përndjekesh si në mesjetë. Tregtarët, shumica absolute prej tyre janë skllavopronarë, sillen si skllavopronarë, luajnë me rininë shqiptare, i shkatërrojnë, ua mërzisin jetën, sepse i lejon polittika. Tregtarët janë të lidhur me politikën, e dirigjojnë politikën, dhe politika zyrtare ua lejon t’i keqtrajtojnë punëtorët dhe t’i trajtojnë, si skllevër! Verës dhe festave të dimrit i shtrenjtojnë çmimet për t’i vjedhur mërgimtarët. Nuk ka gjë që nuk kushton dreq e bir në Kosovë”, thotë ajo, duke pyetur se si është e mundur që çdo gjë më shtrenjtë kushton në Kosovë sesa në shtetet më të pasura të botës.

“Ku është shteti! Shteti që legjitimon padrejtësitë, grabitjen, shkeljen e të drejtave të njeriut, shteti që legjitimon skllavërinë! Kosova është ferr për shqiptarët, se edhe serbët e Kurtit ende po marrin rroga nga shteti pa punuar! Kosova është varr për rininë shqiptare. Kurse, Presidentja dhe Kryeministri merren me filma dhe me mundje. Presidentja e flaktë siç është për t’u shtyrë si macet e egra me nëntë shpirta, është jetike për Presidenten se kush kë po e rrëzon përtoke në Japoni, dhe kush-kujt po i shkakton më shumë plagë”, thotë ajo.

“Gjithmonë fitojmë kur lypset prej nesh të grrithemi, por jo kur lypset prej nesh t’i shërojmë plagët!

E Kryeministri merret me filmat, të cilët i paguan shteti i Kosovës, por shikuesi shqiptar nuk ka të drejtë t’i shoh ata filma, shikuesi shqiptar nuk e njeh kinematografinë e Kosovës, është i privuar nga kjo e drejtë, sepse edhe filmat, edhe artin, sikur çdo gjë tjetër, e privatizon ‘i forti’! (Plus që janë të mbivlerësuar, filmat shqiptar i ka mbivlerësuar propaganda dhe biznesi. Provo Kryeministër bëje një film me Adem Jasharin ose për UÇK-në dhe e sheh çfarë përgjigje të jep politika kinematografike)! Kosova nuk e ka një film për luftën e UÇK-së! Pyet: PSE? P.S. Jeni askushi, me një fjalë!”, përfundoi Berisha.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?