Lajme

Kimete Berisha – Adelina Graincës: Nuk je shembull i mirë, cucë

Blogerja e njohur, Kimete Berisha, shkruan rreth rastit të deputetes Adelina Grainca:

I kam marrë lakmi asaj deputetes qysh e demonstroi aq kollaj ‘tradhtinë’ në mënyrë solemne, para kamerave.

E gjeti momentin kur e shohin krejt shqiptarët.

Ecte n’t’madh, pa pikë mëdyshje, nuk rrehte çerpikë, thuajse po i promovon vlerat më sublime që ekzistojnë.

Një ditë përpara, Blerta Deliu kish pas drekuar me deputeten në fjalë dhe tha se s’ka ‘hetuar’ asgjë.

Blerta në fund ia ka pagu’ edhe drekën.

Garant.

Se këta dinë, edhe të mashtrojnë edhe i paguan që të mashtrojnë.

Ama duhet me fol kah t’del shpirti.

Ai që e braktis pa paralajmërim dhe pa arsye të madhe dikë që e bëri ‘dikushi’, i merr votat nga njëra parti dhe nuk i vjen turp prej 7000 vetave që ua ndërron ‘kahjen’ votave të tyre dhe pastaj vjen te Ti, nuk është shembull i mirë.

Nuk je shembull i mirë, cucë.

Të ndryshosh mendim dhe bindje është normale, edhe duhet të ndryshosh;

të kalosh nga një parti politike në tjetrën është normale, ama për t’u bërë ‘i lig’ dhe i paturpshëm duhet të kesh motiv, duhet të jesh vetjak i madh.

Të ngriten ‘në qiell’ si vlera ata që nuk turpërohen nga mashtrimi, nuk është mirë.

Të rinjtë duhet të frymëzohen të jenë të mirë dhe të drejtë, e jo kalkulantë dhe egoistë.

Për t’u prishur me dikë, duhet një proces, duhet një histori pakënaqësie.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?