Lajme

KFOR’i dhe Policia e Kosovës me patrullime të përbashkëta

Paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it po vazhdojnë operacionet e përbashkëta patrulluese me Policinë e Kosovës. Sipas një njoftimi lëshuar nga komanda e KFOR-it, thuhet se këto patrullime po bëhen për të siguruar lëvizje të lirë dhe të sigurt, përgjatë vijës kufitare në perëndim.

“Aktiviteti operativ i dedikohet mbështetjes së Forcës së Policisë në kontrollin e automjeteve dhe personelit në transit për gjatë rrugëve kryesore të komunikimit, dhe në pikat më të ngarkuara të trafikut periferik…”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Patrullimi i përbashkët, sipas të njëjtit njoftim, është një mjet operacional rutinë i përqendruar në mandatin e KFOR-it, i fokusuar në këmbënguljen për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.

LEXO EDHE:  Erdogan ka një thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Aktivitetet e përbashkëta patrulluese me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbulimit të ndonjë aktiviteti të kundërligjshëm, janë duke i zhvilluar pjesëtarë nga Kontingjenti italian nga Skuadra e 3-të “Ruffo” e Kalabrisë të Regjimentit të Kalorësisë së Piemontes (2-të) të Ushtrisë.