Lajme

Këto qytete të Kosovës nga nesër do të kenë kufizim të lëvizjes

Pas shtimit të madh të numrit të rasteve me koronavirus në vend, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për rikthimin e disa masave. Po ashtu, do të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri, shkruan Gazeta Metro.

Kryeministri Avdullah Hoti sot përmes një conference për media njoftoi se kanë vendosur që të rikthehen një varg masash kufizuese.

Hoti tha se për t’u përballur me pandeminë do të porosisin aparatura shesë si dhe terapi të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Hoti deklaroi se nga sot qytetet më të prekura të Kosovës, Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrria do të kenë kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Sipas tij qytetet tjera mund të shtohen në këtë listë ose këto që janë të hiqen varësisht nga zhvillimet.

Këto masa do të vlejnë edhe për gastronominë. Lokalet nuk do të lejohen të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00, dhe jashtë këtij kufizimi do të mund të punohet vetëm në hapësirat e hapura, apo me opsionin take-aëay.

Kryeministri bëri të ditur se edhe kapaciteti i transportit publik do të përgjysmohet dhe se institucionet do të punojnë me staf të reduktuar./gazetametro.net


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje