Lajme

Keto janë shtetet që e mbështetën Serbin në lidhje me dështimin e Kosovës në Interpol

Para votimit në mbështetje të Serbisë kanë dalë dhjetë shtete – Spanja, Maroko, Qipro, Kina, Bellorusia, Rusia, Namibia, Venecuela, Surinami e Rumania



Pasi që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol sot në mëngjes ishte vënë në rend ditë në Kuvendin e Përgjitshëm të kësaj organizate në Dubai, sipas medieve serbe, para votimit në mbështetje të Serbisë kanë dalë dhjetë shtete – Spanja, Maroko, Qipro, Kina, Bellorusia, Rusia, Namibia, Venecuela, Surinami e Rumania, transmeton gazetametro.net.

Vetëm votimi për vënien e Kosovës në rend ditë është mundësua pasi qe kryesuesi në Interpol e ka hedhur poshte kërkesën e Serbisë dhe të pese vendeve tjera anëtare që kuvendi nga rendi i ditës ta heqë deklarimin për anëtarësimin e Kosovës.

Loading...

Atëherë, sipas B92-shit, në mështetje të Serbisë janë qenë Kina, Spanja, Qipro, Argjentina e Surinami, deri sa rusët, miqtë tradicionalë të Serbisë, nuk e kanë kundërshtuar kërkesën e Kosovës./gazetametro.net


Loading...