Lajme

Këto janë rregulla për t’i pajisur veturat e vjetra me targa HISTORIKE

Në Kosovë së fundi janë lëshuar targat e para historike për automjete me vlerë muzeore. Tani të gjitha automjetet e vjetra mund të pajisen me targa ku në to shkruan “HISTORIK”.

I pari që u pajis me këto targa është një anëtar i grupit “Oldtimer Club Peja” (emër i njohur për redaksinë), raporton Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonline, ai tregoi rregullat që duhet ndjekur që një veturë e vjetër të regjistrohet me tabela kosovare.

“Nëse do me i importu së pari duhet me u zyrtarizu që je anëtar i një klubi të Old Timer, në këtë rast na e kem Oldtimer Club Peja, me u bë anëtar, pastaj me dokumentacionin e kerrit dhe letrën e anëtarësisë dhe me shku në Ministri të Infrastrukturës me bë një kërkesë për me ta aprovu importin. Kur të kryhet kjo procedurë mundesh me i pru edhe i zhdoganon pa problem, e procedura është si me regjistru çdo kerr tjetër“, u shpreh ai.

Tutje, ai potencoi që vetura duhet të jetë e vjetër 35+ në mënyrë që të ketë targat “HISTORIKE”.

Regjistrimi i mjeteve me vlerë muzeore:

1. Mjeti me vlerë muzeore konsiderohet mjeti i cili është me i vjetër se 35 vjet, i cili është iruajtur dhe teknikisht i mirëmbajtur, si dhe përshtatet me strukturën dhe formën konstruktive origjinale.

2. Për regjistrimin e mjeteve muzeore nevojiten këto dokumente:

2.1. Dokument të dhënat e mjetit (prejardhja e automjetit);

2.2. Pronësia e automjetit;

2.3. Dëshmia mbi statusin e mjetit me vlerë muzeore;

2.4. Kontrolli teknik;

2.5. Ndërsa për mjetet që importohen kërkohet DUD-i doganor ose dëshmi nga dogana;

2.6. Dokumenti i identifikimit letërnjoftim, pasaporta e vlefshme e Republikes së Kosovës ose patentë shoferi;

2.7. Per regjistrimin e mjeteve me vlerëmuzore lëshohen targa dhe CRA.

3. Përmbajtja e targës së automjetit me vlerë muzeore duhet të përmbajë kodin RKS shkronjat ngjyrë ari, mbishkrimin, historik, shkronjat ngjyrë e zezë, stemën e Republikës së Kosovës, numrin treshifrore dhe hyjnesha në fron.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?