Lajme

Këto janë komunat që kanë më së shumti raste pozitive sonte

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë infektuar 203 persona me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Fushë Kosovës, Lipjanit, Podujevës, Vitisë, Mitrovicës, Drenasit, Kamenicës, Malishevës, Vushtrrisë, Skenderajt, Gjakovës, Shtimes, Pejës, Obiliqit, Rahovecit, Deçanit, Prizrenit dhe Shtërpcës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së sotme janë shëruar 71 persona nga koronavirusi.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19