Lajme

Këto janë komunat më të prekura nga Koronavirusi në Kosovë

Prishtina vazhdon të mbetet komuna me më së shumti qytetarë të infektuar dhe të vdekur nga Koronavirusi.

Deri më tash në kryeqytet janë regjistruar 1 mijë 785 raste, prej të cilave, 634 janë shëruar dhe 1 mijë e 130 janë ende aktive.

Pas Prishtinës renditet Vushtrria me gjithsej 434 raste të regjistruar, ndërsa 83 aktive.

E treta në listë është Komuna e Ferizajt në të cilën janë gjithsej 416 raste të regjistruara edhe 230 raste aktive.

Prizreni i cili për nga numri i rasteve është i katërti me radhë me 413 raste pozitive, me 148 raste aktive.

Përveç rasteve të konfirmuara, kryeqyteti prin edhe me numrin e vdekjeve. 21 qytetarë të Prishtinës kanë ndërruar jetë si pasojë e Koronavirusit. Më pas renditet Prizreni me 19 raste, Peja me 10 të vdekur dhe Vushtrria me 9 viktima nga COVID-19.

Prej shfaqjes së pandemisë, janë shënuar gjithsej 5,617 raste pozitive me COVID-19, prej tyre gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më tash, janë shëruar 2.811 raste me Koronavirus. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka mbetur 2 mijë e 676./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?