Lajme

Këto janë 5 komunat që dolën sot nga zona e kuqe

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar sot qytetarët për kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë të infektimit nga COVID-19.

Nga MSh-ja tregojnë se në zonën e kuqe bëjnë pjesë 16 komuna, në zonën e verdhë 9 komuna, ndërsa në zonën e gjelbër 13.

Komunat si: Vushtrria, Shtimja, Peja, Ferizaj , Vitia dhe Skenderaj, kanë dalë nga zona e kuqe.

Më poshtë shihni fotografinë për kategorizimin e secilës komunë:


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?